mbyll

Si Ndërtojmë

Me materiale ndërtimi si, beton, dru, e xham ndërtohen shtëpitë dhe pallatet. Me këto materiale fillon ndërtimi. Ndërsa, aplikimi i mirëfilltë dhe me zgjuarsi i këtyre komponentëve shihet në punë. Por, papritmas zemra e njeriut preket kur diçka e bukur lind.

Njerëzit janë të lumtur dhe thonë: “Kjo është e bukur”, “dua të jem më afër saj”, “dua ta prek”, “dua të jetoj në të”. Kjo pra është arkitektura, atëherë kur arti bëhet pjesë e krijimit të ëndrrave.

Arkitektura e jashtme nuk duhet të flasë shumë. Ajo duhet të qëndrojë e heshtur, për të lërë natyrën që të bëjë lojën e saj duke folur me dritat natyrale të diellit dhe zërat e erës. Kombinimi i materialeve të krijuara nga dora e njeriut me ato të natyrës, gjithmonë japin rezultate të tilla mahnitëse.